Është shtyrë për dhjetë ditë thirrja për dërgimin e abstrakteve për pjesëmarrje në Konferencën shkencore ndërkombëtare në Përvjetorin e Dhjetë të Pavarësisë së Kosovës, me temë “Konsolidimi i shtetit dhe sfidat eurointegruese”.
Afati i fundit i call for papers që ishte deri më 20 dhjetor, është shtyrë deri më 30 dhjetor 2017. Kjo ka ardhur si rezultat i kërkesave të shumta nga të interesuarit për të marrë pjesë si referues në këtë konferencë shkencore, e cila mbahet në Prishtinë me 15-16 shkurt të vitit të ardhshëm (2018).
Konferenca shkencore “Konsolidimi i shtetit dhe sfidat eurointegruese” organizohet nga Kolegji AAB në partneritet me Universitetin “Ismail Qemali”-Vlorë, Universitetin “Aleksandër Moisiu” – Durrës, Universitetin shtetëror të Tetovës dhe Kolegjin universitar “Pavarësia” – Vlorë.
Për të marrë pjesë në këtë konferencë, të interesuarit duhet të dërgojnë një abstrakt në linkun http://konferencat.aab-edu.
Qëllimi i kësaj konference është që të bëjë bashkë studiues, personalitete të huaja kontributdhënëse për pavarësinë e Kosovës, aktorë politikë etj., për të prezantuar kërkimet e tyre, për të diskutuar për shtetndërtimin e Kosovës si dhe sfidat eurointegruese.