Stafi i Kolegjit AAB zhvillon takim me përfaqësuesit e GIZ

4 Prill 2024
The staff of the AAB College holds a meeting with GIZ representatives

Prorektorja për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Bashkëpunim Venera Llunji dhe profesoresha Florijeta Hulaj kanë zhvilluar takim me këshilltarin/koordinatorin e organizatës gjermane GIZ Benjamin Cornils si dhe me këshilltarin e GIZ dhe ITP (Innovation & Training Park Prizren), Visar Haxhifazliun.

Në takim palët u pajtuan që Kolegji AAB të bëhet pjesë e konsorciumit të ITP dhe GIZ, gjithashtu pjesëmarrjen aktive të Kolegjit AAB në festivalin ndërkombëtar “Crossscience”, ku do të marrin pjesë 500 të ftuar.

Ky festival mundëson rrjetëzimin për studentët me mbi 40 kompani që ofrojnë praktikë profesionale, inicim të biznesve të reja (startup), garës për inovacion dhe shumë aktivitete të tjera.

Studentëve do t’iu ofrohet paraprakisht një sesion informues gjatë muajit prill, ku do nënshkruhet edhe një marrëveshje bashkëpunimi.

Share: