Student i AAB-së zhvillon projektin E-Commerce

1 Shtator 2015

Qemajl Osmani, i cili ka përfunduar studimet  në Fakultetin Ekonomik të AAB-së, aktualisht është duke punuar në projektin “E-Commerce”, i cili shërben për realizimin e blerjeve online, dhe pagesës me kartela bankare VISA dhe metodën PayPal”.

Përmes këtij projekti, synohet që kompanitë të cilat kanë mallra të magazinuara të mos i shesin ato në mënyrë klasike, por të shesin ato produkte e mallra përmes platformës online.

“Nevojiten edhe disa marrëveshje me bankat e Republikës së Kosovës, konkretisht ato të cilat ofrojnë mbështetje për E-Commerce”, ka thënë Qemajl, për revistën “AAB Alumni”.

Qemajli ka thënë se njohuritë e fituara gjatë studimeve në AAB, i kanë ndihmuar për realizmin e projektit në fjalë dhe projekteve të tjera. “Njohuritë e fituara në AAB, më sollën edhe te nënshkrimin i një kontrate në Zvicër, me një kompani së cilët i nevojiteshin shërbimet e mia në fushën e IT-së, kompani kjo e cila merret me sigurime dhe konsultimet të tjera. Ajo është  kompaniaGodeniVersicherungenGmbH me seli në Zurich”, ka thënë Qemajli.

Qemajli mendon t’i vazhdojë edhe studimet master në AAB dhe të shkollohet gjithashtu edhe për Shkenca Kompjuterike.

 

Share: