Studentët dhe stafi i AAB-së dhuruan gjak në aksionin për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë

14 Maj 2021

Sikur edhe çdo vit tjetër, Fakulteti i Infermierisë i Kolegjit AAB shënoi 12 Majin, Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë.

Në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Kosovës për Transfuzionin e Gjakut, u organizua Dita e Dhurimit Vullnetar të Gjakut. Kësaj thirrje iu përgjigjën dhjetëra studentë e staf i Kolegjit AAB, duke pasur parasysh edhe nevojën për doza të gjakut në qendrat spitalore.

Për shkak të situatës me pandeminë Covid-19, aktivitetet për shënimin e kësaj dite këtë vit ishin simbolike, megjithatë roli i infermierit u vlerësua jashtëzakonisht në veçanti duke pasur parasysh situatën në të cilën është gjendur globi.

Edhe përfaqësuesit e Qendrës Kombëtare të Kosovës për Transfuzionin e Gjakut u shprehën falënderues për këtë kontribut, duke mos harruar që kjo qendër kishte shpallur Kolegjin AAB si dhuruesin më të madh të gjakut nga të gjitha institucionet arsimore në vend.

Share: