Studentët e AAB-së do të kenë mundësi të trajnohen edhe për QuickBooks nga Melita&Partners

2 Dhjetor 2021

Në vazhdën e krijimit të bashkëpunimeve me partnerë të ndryshëm nga industria, Fakulteti Ekonomik i Kolegjit AAB dhe Kompania Melita&Partners kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi.

Kjo marrëveshje bashkëpunimi ka për objektiv përgatitjen sa më profesionale të studentëve të Kolegjit AAB, të cilët do të jenë kandidatë potencialë për angazhim sa më të lehtë në tregun e punës.

Kësisoj, marrëveshja me Melita&Parners, parasheh trajnimin e studentëve të Fakultetit Ekonomik në softuerin më të përdorshëm në botë, #QuickBooks, përmes trajnerëve të kësaj kompanie.

Ky softuer është një nga veglat kryesore të shumë korporatave në Kosovë, duke bërë që edhe numri i kërkesave për personel të kualifikuar të jetë i madh.

Marrëveshja u nënshkrua nga dekani i Fakultetit Ekonomik, prof.Medain Hashani dhe znj.Melita Ymeraga nga Melita&Partners.

Share: