Federata e Sporteve Universitare të Kosovës për herë të parë organizoi aktivitete sportive për nder të festës së 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit, ku të drejtë pjesëmarrjeje kishin të gjithë studentët e institucioneve publike e jopublike të Kosovës.
Pjesë e këtij manifestimi ishin edhe studentët e Kolegji AAB, manifestim ky i mbajtur më 27 dhe 28 nëntor në sallën “1 Tetori” në Prishtinë.
Studentët e Fakultetit të Kulturës Fizike dhe Sportit të Kolegjit AAB, mposhtën të gjitha ekipet kundërshtare, duke dalur fitues të vendit të parë në Futsall.
Suksesin e studentëve tanë e bëri edhe më të veçantë shpallja e studentit të Kolegjit AAB, Latif Bytyçi, lojtari më i mirë i turneut, ndërsa u shpërblyen me kupë dhe mirënjohje.
Në mbështetje të studentëve ishin edhe shumë profesorë nga Kolegji AAB.