Në kuadër të platformës Kosova që duam (Kosovo We Want), u organizua punëtoria “Roli i studentëve në qytetari aktive dhe në ngritjen e cilësisë në arsimin e lartë”, ku më këtë rast pjesëmarrëse në këtë punëtori ishin edhe studentet e Kolegjit AAB, Flaka Vitaku dhe Agnesa Vitija.
Flaka Vitaku, njëherësh edhe kryetare e Unionit Studentor të AAB-së theksoi se kjo punëtori kishte për qëllim përfshirjen e studentëve të Institucioneve të Arsimit të Lartë në Kosovë, të cilët kishin mundësi të diskutonin rreth rolit të studentëve në vendin tonë, në aspektet e vendimmarrjes.
Temat kryesore që u trajtuan në këtë punëtori mbuluan fushat si: roli i studentëve në qytetari aktive, roli i studentëve në ngritjen e cilësisë në arsimin e lartë dhe roli i studentëve në qeversjen e universiteteve.