Studentët e AAB-së po marrin pjesë në ushtrimin/simulimin e KFOR-it për reagime emergjente

18 Prill 2018

Studentët e Kolegjit AAB po marrin pjesë në njërin ndër aktivitetet më të rëndësishme të organizuara nga KFOR-i në Kosovë, ushtrimin/simulimin e stituatave emergjente në raste të katastrofave natyrore.

Këta studentë kanë mundësi të shohin nga afër ushtrimin “Silver Saber”, si një nga aktivitetet më të rëndësishme të këtij trajnimi të udhëhequr nga KFOR. Ky ushtrim bashkon, në një mënyrë të koordinuar institucione të ndryshme me rëndësi si: Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Këshilli i Sigurisë së Kosovës (KSK), Policia e Kosovës (PK) dhe Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK).

Roli i studentëve të Kolegjit AAB në këtë trajnim është të shërbejnë si gazetarë dhe të mbulojnë konferencat mediale të akterëve të sigurisë në lidhje me simulimin e KFOR-it, përfshirë intervistimin e COM KFOR.

“Silver Sabre” 2018 do të zhvillohet në dy faza. Nga 16 deri më 19 prill do të zhvillohet stërvitja   e Komandës në Kampin e Film City, në bazën e KFOR-it, ndërsa Trajnimi i Terrenit do të mbahet nga 23 deri më 27 prill në Aeroportin Ushtarak.

Share: