Studentët e AAB –së u prezantuan në Forumin Ekonomik Studentor të organizuar nga Universiteti i Prishtinës

21 Prill 2015

Prishtinë, 21 prill 2015-  Tre studentë të Fakultetit Ekonomik të Kolegjit AAB,EgzonThaqi, IbadeteGashi dhe Blina Zhubi,  kanë  marrë pjesë në Forumin Ekonomik Studentor , forum ky i organizuar nga Universiteti i Prishtinës .

Studentët  e  AAB-së u prezantuan  me temën “Ndikimi i shpërndarjes së buxhetit(të hyrave) në zhvillimin ekonomik të Kosovës”,temë kjo e sygjeruar nga stafi mësimdhënës i  Fakultetit Ekonomik, Vjollca Hasani e DonatRexha.

Studentët e  AAB-së arritën të bëjnë një prezantim të shkëlqyer, duke dëshmuar kështu për kualitetin e studimeve dhe punën e palodhshme  që bëhet në Fakultetin Ekonomik.

Në këtë forum kanë marrë pjesë  edhe studentët  e  ekonomisë të  Universitetit të Prishtinës, Universitetit Amerikan në Kosovë dhe të Kolegjit UBT.Forumi kishte për  qëllim nxitjen dhe aftësimin e studentëve në sferën e komunikimit, ekonomisë, politikës dhe biznesit.

Share: