Studentët e AAB-së në Forumin e Zhvillimit Ekonomik përmes teknologjisë së informacionit

9 Maj 2015

Zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik nuk mund të arrihet pa zhvillimin e teknologjisë së informacionit dhe inovacionin dhe për këtë nevojitet një bashkëpunim më i madh ndërmjet institucioneve publike dhe sektorit privat, ky është konstatimi që doli nga Forumi “Zhvillimi Ekonomik përmes teknologjisë së informacionit dhe të inovacionit”, që për herë të parë u organizua në Prishtinë,  në organizim të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, ku pjesëmarrës ishin edhe studentët e Fakultetit Ekonomik dhe Fakultetit të Shkencave Kompjuterike të Kolegjit AAB. 

Në hapje të forumit, morën pjesë drejtuesit më të lartë të institucioneve të Republikës së Kosovës, si kryeparlamentari Kadri Veseli, kryeministri Isa Mustafa, ministri Blerand Stavileci dhe përfaqësues të shumtë të bizneseve të fushës së TIK-ut, inovacionit, institucioneve arsimore dhe donatorë potencialë.

Përfaqësues nga biznesi i TI dhe Inovacioni në pesë panele tematike diskutuan për zhvillimet aktuale në këtë sektor, sfidat me të cilat ballafaqohen dhe mundësitë që ofron ai për një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik të vendit, ndërsa kërkuan më shumë mbështetje nga Qeveri.

Share: