Studentët e AAB-së, të suksesshëm në Gjysmëmaratonën e Prishtinës

15 Maj 2015

Studentët e Fakultetit të Kulturës Fizike të Kolegjit AAB u treguan mjaft të suksesshëm në Gjysmëmaratonën “Prishtina 2015”, e cila u mbajt fundjavën që shkoi. Në këtë eveniment prestigjioz dhe masiv, ku morën pjesë atletë elitarë botëror, pjesëmarrës ishin gjithsej 1200 atletë, ndërsa në mesin e tyre kishte edhe studentë të AAB-së.

Më të suksesshmit  nga radhët e studentëve të AAB-së, në këtë garë dolën Arian Gashi (1:24) i cili e zuri vendin e 10-të dhe Gazmend Gashi (1:28), i cili përfundoi i 21-ti.

Vlen të ceket se studentët e këtij fakulteti,  thuajse në çdo organizim janë pjesëmarrës dhe çdo herë tregohen të suksesshëm.

Share: