Studentët e AAB-së, të suksesshëm në Gjysmëmaratonën “Prishtina 2016”

19 Maj 2016

Studentët e Fakultetit të Kulturës Fizike të Kolegjit  AAB u treguan mjaft të suksesshëm në garën ndërkombëtare  Gjysmëmaratona “Prishtina 2016”, të organizuar nga Federata e Atletikës së Kosovës.

Në këtë garë përveç sportistëve  tanë  morën pjesë shumë garues nga vendet e ndryshme të botës,  ndërsa në mesin e tyre kishte edhe studentë dhe profesorë të Kolegjit  AAB, të cilët me sukses e përfunduan vrapimin në 21km.

Më të suksesshmit  nga radhët e studentëve të AAB-së, në këtë garë dolën Arian Gashi ,  i cili e zuri vendin e 10-të dhe Gazmend Gashi , i cili zuri vendin e 11-të.

“Vlen të ceket se studentët e këtij fakulteti,  thuajse në çdo organizim janë pjesëmarrës dhe çdo herë tregohen të suksesshëm”, ka thënë dekani i këtij fakulteti , Fatmir Pireva.

Share: