Studentët e AAB-së vizituan çerdhen dhe kopshtin e fëmijëve “Ardhmëria jonë ” në Ferizaj

25 Maj 2015

Në  kuadër të realizimit të planprogramit për vitin akademik 2014/15, studentet e Fakultetit të Shkencave Sociale- Përkujdesja dhe Mirëqenia e Fëmijëve të Kolegjit AAB,  kanë realizuar një  vizitë studimore në çerdhen dhe kopshtin e fëmijëve “Ardhmëria jonë” në Ferizaj.

Nga personeli i çerdhes studentet u informuan për organizimin e lojërave dhe lodrat që përdoren në këtë institucion. Studentet me këtë rastdemonstruan disa nga lojërat, bashkë me fëmijët e kopshtit dhe u dhuruan fëmijëve nga një lodër të punuar vetë në këtë semestër. 

Share: