Studentët e Administratës Publike të AAB-së ndoqën trajnimin dyditor për politikë të jashtme

18 Dhjetor 2019

Studentët e Klubit të Debatit të Fakultetit të Administratës Publike morën pjesë në trajnimin dy ditor të organizuar nga Akademia Diplomatike e Republikës së Kosovës për rolin e politikës së jashtme nga këndvështrimi i shoqërisë civile.

Në këtë trajnim u diskutuan çështje si globalizmi, trendët bashkëkohore në marrëdhëniet ndërkombëtare, diplomacia kulturore, rëndësia e rrjeteve sociale në politikat e jashtme dhe diplomacia dixhitale.

Studentët patën mundësinë që krahas pjesëmarrjes në trajnim të japin kontributin e tyre me diskutime me drejtorin e Akademisë Diplomatike, z.Fatmir Haxholli,  përfaqësues të KDI-së dhe me diplomatë të Republikës së Kosovës.

Akademia Diplomatike e Republikës së Kosovës, si institucion publik ka për qëllim përgatitjen dhe trajnimin e anëtarëve të stafit diplomatik dhe zyrtarëve të tjerë që shërbejnë nëpër misionet e Republikës së Kosovës jashtë vendit.

Share: