Studentët e Administratës Publike të Kolegjit AAB vizituan Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor

11 Maj 2018

Studentët e Fakultetit të Administratës Publike të Kolegjit AAB, të cilët janë pjesë e Klubit të Debatit të këtij institucioni, zhvilluan sot një vizitë në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor, ku u pritën nga ministrja Albena Reshitaj.

Në këtë takim, studentët patën mundësinë që të njoftohen më shumë për punët që zhvillohen në këtë ministri si dhe për departamentet që veprojnë brenda saj.

Ministrja Reshitaj përgëzoi Kolegjin AAB për mundësitë që u ofron studentëve dhe gjithashtu inkurajoi studentët për vazhdimin e ngritjes së nivelit profesional.

Po ashtu, ajo i këshilloi studentët që në asnjë formë të mos heqin dorë nga studimet dhe i motivoi ata për t’ u bërë pjesë e organizatave vullnetare, në të cilat u mundësohet edhe aplikimi në projekte me idetë e tyre kreative.

Studentët e Kolegjit AAB shprehën interesim të madh për punën e këtij organi shtetëror, i cili sot ka një rol kyç në ndikimin e pastrimit të ambientit dhe hapësirave publike.

Share: