Studentët e Kolegjit AAB krahas aktiviteteve tjera që lidhen direkt me planprogramin mësimore ata në vazhdimësi dhe me shumë sukses ndjekin edhe punën praktike nëpër institucione publike dhe private, me të cilat ky institucion ka marrëveshje bashkëpunimi ndërinstitucional.
Fakulteti Ekonomik ka marrëveshje bashkëpunimi edhe me Ministrinë e Financave të Republikës së Kosovës, ku një grup i studentëve gjatë semestrit që shkoi e kanë kryer punë praktikën me sukses në këtë institucion. Studentët që kanë kryer praktikën janë: Flamur Visoka , Leonora Berishaj, Ardit Haziri, Edona Gashi dhe Arbnor Grabanica, ndërsa grupi tjerë që janë pranuar të ndjekin këtë praktikë gjatë muajve ne vijim janë: Marigona Gjyrevci, Alban Abdyli, Shkurta Qadraku dhe Besa Behrami.
Po ashtu, ky fakultet ka marrëveshje bashkëpunimi edhe me NLB Bank, ku studentët e këtij fakulteti që do të ndjekin praktikën dyjavore nëpër të gjitha filialet e kësaj banke nëpër Kosovë janë:
Egzontina Demhasaj, Molos Morina, Amir Osa, Medina Muharremi, Saranda Krasniqi, Shpend Kastrati, Diellza Xhemajli, Shahin Majac, Alban Abdyli, Anita Shalaku, Luard Kastrati, Jehona Azizi, Samire Agushi, Krenare Shabani, Mirjeta Hamiti, Arbëri Nuhiu, Egzona Sadiku, Dafina Thaqi, Rinor Mulaku, Leonora Laski, Fjolla Dashi, Drilona Sufaj,Florentinë Begaj, Shahe Mushkolaj, Ardita Bivolaku, Donjetë Maloku, Vjosa Maxhuni, Samire Arifi dhe Muhamet Bislimi.