Studentët e Fakulteti Ekonomik zhvilluan punëtori për menaxhimin e furnizimit zinxhiror

24 Maj 2021

Nën udhëheqjen e prof.ass.dr. Fëllanzë Pula, studentët e Fakultetit Ekonomik morën pjesë në punëtorinë ”Menaxhimi i Furnizimit Zinxhiror”.

Në këtë punëtori, morën pjesë tre grupe me gjithsej 30 studentë.
Qëllimi i organizimit të këtij aktiviteti ishte që studentët të avancojnë njohuritë e tyre me metodat bashkëkohore të punës, duke nxitë kreativitetin e studenëve në zgjidhjen e sfidave dhe problematikave që do t’ i hasin në vendet e tyre të punës.

Studenët të ndarë në grupe bënë punime të ndryshme për Menaxhimin e Furnizimit Zinxhiror, si: menaxhimi i depos, transporti dhe e ardhmja e transportit dhe shpërndarja/distribuimi si pjesë e Menaxhimit të Furnizimit Zinxhiror.

Studentët në grupin “Menaxhimi i Depos” paraqitën pikat e ËMS si një program i pavarur ose pjesë e një kornize për Planifikimin e Burimeve të Ndërmarrjeve (ERP), si dhe paraqitën Depot e së ardhmes të bazuara në teknologjitë aktuale efektive të drejtuara nga procesi, të tilla si automatizimi i zinxhirit të furnizimit të përhapur, teknologjitë robotike hiper-efektive etj.

Studentët në grupin e dytë “ Transporti dhe e ardhmja e transportit”, kanë shtjelluar temat si roli dhe evoluimi i transportit, llojet e transportit, e ardhmja e transportit, ndërsa në grupin e tretë u shtjellua tema e shpërndarjes si pjesë shumë e rëndësishme e Menaxhimit të Furnizimit Zinxhiror.

Pra, shpërndarja (distribucioni) përmbanë aktivitetet e qarkullimit, të shpërndarjes fizike, të depozitimit dhe të veprimeve tjera, të organizuara, me qëllim që produkti të arrijë shpejt, me të gjitha karakteristikat e cilësitë, në mënyrë të përshtatshme deri te konsumatori i fundit.

Përfaqësuesit të grupeve ishin: Donjeta Morina, Driton Rrahmani dhe Labinot Krasniqi, ndërsa punëtoria u përmbyll me prezantimin e punimeve para dekanatit, mësimdhënësve dhe kolegëve të grupit.

Share: