Prishtinë, 26 dhjetor 2014- Studentët e vitit të katërt të Fakulteti Juridik të AAB-së, të udhëhequr nga ligjëruesi i lëndës Mensut Ademi, në ambientet e kampusit universitar të AAB-së në Gjakovë, prezantuan të dhënat e hulumtimit“Frika nga kriminaliteti”.
Në këtë hulumtim, janë pasqyruar ndjenjat e banorëve të Gjakovës në kontekstin se si ata e perceptojnë sigurinë dhe mjedisin ku jetojnë; besueshmërinë ndaj Policisë së Kosovës (PK) si dhe agjencive të tjera për zbatimin e ligjit; marrëdhënieve në komunitete dhe marrëdhënieve ndëretnike, çështjet socio- ekonomike etj.
Gjithashtu është pasqyruar dhe janë analizuar pikat më të forta dhe problematike si sfidat me të cilat ballafaqohet banori i Kosovës,si dhe identifikohen një numër rekomandimesh, për të fuqizuar punën e agjencive të zbatimit të ligjit në të ardhmen.
“Ky punim hulumtues ka pasur një ndikim të rëndësishëm në çështjet e sigurisë dhe rritjes së kualitetit të jetës tek banorët e Kosovës, sidomos ne komunat ku është implemetuar hulumtimi, dhe prej nga veçohen sfidat që paraqiten para shoqërisë Kosovare”, tha udhëheqësi i projektit Mensut Ademi.
Hulumtimi “Frika nga kriminaliteti”, është realizuar në kudër të Qendrës për Hulumtime në Fakultetin Juridik të AAB-së, dega në Gjakovë.