Studentët e Fakulteti të Shkencave Kompjuterike prezantuan suksesshëm projektet e tyre

4 Qershor 2015

Në kuadër të Manifestimit “Ditët e AAB-së, 2015”, studentët e nivelit bachelor të Fakultetit të Shkencave Kompjuterike si Shkëlqim Miftari, Alban Lahu dhe Bujar Prebreza, prezantuan projektet e tyre, të cilat i kanë punuar gjatë semestrit veror.

“Kemi punuar me një angazhim dhe vullnet të madh deri në realizimine këtyre projekteve. Duke e pasë parasysh që ne jemi në vitin e parë të studimeve, besojmëse në prezantimet e ardhshme do të jemi edhe më të përgatitur, dhe do të punojmë bashkërisht me kolegët e fakultetit”, ka thënë studenti Shkëlqim Miftari. Aishton se AAB-ja ju ofron ambient dhe kushte të mira për mësim, për realizmin e projekteve e të aktiviteteve të tjera në interes të të bërit shkencë e hulumtime.

Pjesëmarrës në prezantimin e këtyre projekteve ishin maturantët e shkollave të mesme të Kosovës, të cilët u njoftuan me të gjitha risitë, mënyrat e studimit dhe praktikat e bëra në kuadër të Fakultetit të Shkencave Kompjuterike. Shumë nga ta,duke i parë kushtet dhe mundësitë që ofron AAB për studime në fushën e Shkencave Kompjuterike, shprehën dëshirën që në të ardhmen të bëhen pjesë e këtyre studimeve.

Punimet të cilat u prezantuan ishin:

–           Projektet me pllakat Arduino:

“Lexuesi i mendjes” në të cilin pllaka Arduino programohet për të gjetur se cilin numër e mendon shfrytëzuesi dhe ia qëllon me sukses.

“Piano” ku vendosen butona në pllakën Arduino,   të cilat prodhojnë tinguj si piano.

“Motion figura”, në të cilën simulohet rritja e lules nën shpejtësinë e lëvizjes së rotorit.

“Matësi i temperaturës” ku senzori i montuar në pllakën Arduino mat temperaturën e shfrytëzuesit.

           Projektet me robotët NAO:

Prezantim informativ rreth Kolegjit AAB;

Prezantim rreth dhurimit vullnetar të gjakut, që u realizua ditë më parë në AAB;

Vallëzimii robotit NAO nën melodinë e caktuar;

Interaksion me shfrytëzuesit përmes kamerave dhe senzorëve të tij.

–       Vinçi i komanduar në largësi me telekomandë:

Projektet e bëra nga studentët, në tri vitet e studimit si uebfaqe, lojëra, aplikacione të shitjeve e kështu me radhë, të prezantuara në monitor special ku mund t’i shohin maturantët.

Projektet janë punuar nën mentorimin e  dekanit Ermir Rogova, prodekanës Blerta Prevalla dhe asistenteve: Fatime Gashi e Krenar Këpuska.

Share: