Studentët e Fakultetit Ekonomik prezantuan projektet e tyre ideore për krijimin e bizneseve të reja

4 Qershor 2021

Ide inovative për aktivitete të ndryshme biznesore, organizative, investive, teknologjike, sensibilizuese përmes projekteve të hartuara nga studenëtët, ishin pjesë e prezantimeve publike të studentëve të Fakultetit Ekonomik.

Studentët të ndarë në ekipe bënë prezentimin e projekteve të punuara në mënyrë të pavarur në fusha të ndyshme si në sferën e marketingut, biznesit, të teknologjisë informative, edukative, etj., duke dëshmuar njohje të indentifikimit dhe planifikimit të aktiviteteve të nevojshme të secilës fazë të projetit, të përcaktimit të resurseve të nevojshme, të përcaktimit të kohëzgjatjes të secilit aktivitet, të përcaktimit të kostos dhe rreziqeve të projektit.

Gjatë këtij procesi, studentët, poashtu treguan shkathtësi në aplikimin e metodave, mjeteve dhe teknikave të menaxhimit të fushëveprimit, kohës, burimeve njerëzore, kostos, dhe riskut të projekteve.

Udhëheqëset e këtij aktiviteti, prof.Florije Miftari e prof.Erblina Pira, u shprehën të kënaqura me përgtitjen e studentëve në prezentimin e projekteve, duke theksuar se studentët përmes këtij prezantimi dëshmuan se si njohuritë teorike aplikohen në praktikë.

Përfaqësuesit të grupeve ishin:
Kaltrina Muqaj, Leuarta Rama, Besjana Martini, Donika Beqiri, Tringa Fushtica, Liridon Konjushevci, Erind Govori, Luljeta Gashi, Artë Hoxha, Agnesa Tullari, Shkodran Derguti, Vegim Begolli, Nazmie Morina.

Share: