Studentët e Fakultetit Ekonomik të Kolegjit AAB u njoftuan mbi programin “BPB Junior”

8 Mars 2022

Qendra e Karrierës së Kolegjit AAB në bashkëpunim me Bankën për Biznes, organizuan prezantimin e programit “BPP Junior” para studentëve të Fakultetit Ekonomik. Studentët në këtë ligjëratë, u njoftuan në detaje lidhur me dobitë që ofron ky program pasi u mundëson që të kalojnë një seri të moduleve të trajnimeve që janë të përqendruara në aftësi të buta dhe profesionale si dhe përgatitje në fusha të ndryshme të industrisë, për periudhën 3-4 mujore.

Programi “BPB Junior” do të zhvillohet nga ekspertë të specializuar dhe do mbështes zhvillimin e studentëve me hulumtimet, teoritë dhe praktikat më të fundit. Studentët e Fakultetit Ekonomik, u njoftuan poashtu për mënyrën e aplikimit, ndërsa të drejtë aplikimi kanë edhe studentët nga fakultetet e tjera të Kolegjit AAB.

Studentët e interesuar duhet të plotësojnë aplikimin online.

Share: