Krahas procesit të rregullt mësimor, studentët e Fakultetit Ekonomik të Kolegjit AAB gjatë vitit akademik organizuan edhe aktivitete me rëndësi të veçantë për profesionin e tyre. Pas kontributit të dhënë si organizatorë dhe pjesëmarrës, Fakulteti Ekonomik i Kolegjit AAB shpërbleu ata me certifikata.
Dekani i Fakultetit Ekonomik, prof.dr. Shaip Bytyçi falënderoi studentët për idetë dhe aktivitetet inovative të realizuara gjatë kësaj periudhe studimore. Ai gjithashtu shtoi se asnjeherë nuk ka munguar angazhimi i studentëve për të qenë pjesë e konferencave, tryezave të diskutimit, trajnimeve, etj…
Ndërsa, kryetarja e Klubit të Ekonomistëve të Rinj, Hana Kastrati falënderoi të gjithë studentët që patën bashkëpunim të vazhdueshëm më Klubin e Ekonomistëve si dhe ndau mirënjohje për stafin e Fakultetit Ekonomik për të cilët tha se i dhanë mbështetje të vazhdueshme.
Studentët theksuan se në këto aktivitete mësuam si të menaxhojnë, si të punojnë në grup, si të menaxhojnë rastet me urgjencë dhe shumë veti të tjera praktike që i duhen një ekonomisti.