Studentët e Fakultetit Ekonomik vizitojnë kompaninë e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”

6 Shkurt 2018

Studentët e Fakultetit Ekonomik të Kolegjit AAB, kanë realizuar vizitë studimore në kompaninë e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”.

Ata janë pritur nga stafi udhëheqës dhe teknik i kësaj kompanie, të cilët u treguan studentëve fillimisht për historikun e kësaj kompanie, qëllimin e largimit të ujërave të ndotura, mirëmbajtjën dhe zgjerimin e rrjetit të ujit të pijshëm dhe objektivat e tyre si kompani.  

Studentët të shoqëruar nga profesoresha e Kolegjit AAB, Fëllanza Pula, me këtë rast theksuan se kjo vizitë u ka ndihmuar të shohin nga afër punën e tyre dhe të informohen me mirë më prioritetet e kësaj kompanie.

AAB, si institucion që ndërlidh anën teorike me anën praktike, vazhdon t’i inkuadrojë studentët në aktivitete, me qëllim të përfitimit të njohurive rreth fushave të ndryshme. 

Share: