Studentët e Fakultetit Ekonomik vizituan kompaninë vendore të prodhimit të pijeve “Fluidi”

21 Dhjetor 2019

Në kuadër të vizitave studimore në industri, studentët e Fakultetit Ekonomik vizituan kompaninë e prodhimit të pijeve “Fluidi”.

Qëllimi i vizitës ishte njohja për së afërmi me mënyrën e menaxhimit të një kompanie, sfidat dhe përparësitë me të cilat ballafaqohemi me hapjen e një biznesi të ri, prodhimi dhe lansimi i një produkti në treg.  

Në emër të kompanisë “Fluidi”, studentëve iu drejtua z. Shqiprim Mustafa, i cili tregoi për rrugëtimin e kësaj kompanie të suksesshme.

Studentët ndër të tjera, morën informacione rreth aspektit të prodhimit, mënyrës së mirëmbajtjes së makinerive, menaxhimit të tyre dhe  produkteve të cilat i prodhonin ata. Po ashtu ata ngritën edhe çështje të rëndësishme për diskutim përmes pyetjeve. E ndër temat më me interes që u shtruan ishte ajo e procesit dhe menaxhimit të prodhimit, ku folësi e paraqiti si faktor kyç për të dominuar në treg e sidomos kur produktet kanë cilësi të lartë dhe konsumatorët kanë besim për ndërmarrjen dhe produktet  e saj.

Vizitat e këtilla studimore të studentëve do të vazhdojnë me intensitet edhe më të shtuar me qëllim të njohjes së drejtpërdrejtë me tregun e punës dhe industrinë, krahas pjesës teorike që mësohet në fakultet.

 

   

 

Share: