Studentët e Fakultetit Juridik fillojnë praktikën në Gjykatën Themelore në Prishtinë

27 Mars 2026

Me mbështetjen e Dekanatit të Fakultetit Juridik dhe Qendrës për Karrierë në Kolegjin AAB, një grup studentësh kanë filluar praktikën e tyre profesionale në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Ky moment shënon më shumë se një hap drejt përvojës praktike, por një fillim të udhëtimit ku njohuritë teorike gjejnë zbatim real dhe secili student ka mundësinë të përballet me sfidat dhe përgjegjësitë e botës reale të drejtësisë.

Fillimi i praktikës iu ofron studentëve një rast të çmuar për të zhvilluar aftësi, për të kuptuar realitetin e sistemit gjyqësor dhe për të ndërtuar themelet e një karriere të suksesshme në fushën e drejtësisë.

Share: