Studentët e Fakultetit Juridik – Kriminalistikë të Kolegjit AAB morën pjesë në ushtrimin e quajtur “Silver Sabre 2018” që u zhvillua në ambientet e kazermës së FSK-së në Prishtinë dhe Pomozotinë.
Në këtë ushtrim, studentët e vitit të katërt të Fakultetit Juridik – Kriminalistikë të Kolegjit AAB nën udhëheqjen e Dr.sc.Mensut Ademi, patën mundësinë që në cilësinë e vëshguesit t’i ndjekin aktivitetet e përbashkëta të KFOR it, FSK-së, Policisë së Kosovës, Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave, Këshillit Nacional të Sigurisë dhe EULEX-it.
Ushtrimi “Silver Sabre 2018” kishte për qëllim trajtimin e operacioneve pas fatkeqësive natyrore, ndërhyrjen emergjente përmes skenarit të realizuar nga KFOR-i dhe FSK, skenarit të forcave policore nacionale dhe ndërkombëtare si dhe të agjencive të emergjencave në vendin tonë.
Nga ky aktivitet i përbashkët, studentët pjesëmarrës të Fakultetit Juridik-Kriminalistik të Kolegjit AAB, patën mundesinë që të diskutojnë lidhur me këto operacione me përfaqësues të KFOR-it, FSK-së, Policisë së Kosoves, Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave, Këshillit Nacional të Sigurisë dhe EULEX-it. Poashtu, studentët e AAB-së patën mundësinë që edhe të njoftohen më shumë rreth pajisjeve ushtarake, pajisjeve për emergjencë dhe atyre mjekësore, të cilat përdoren në këto operiacione.