Studentët e Fakultetit Juridik, praktikën profesionale do ta kryejnë edhe në Këshillin Prokurorial të Kosovës

21 Shkurt 2019

Me qëllim të zhvillimit profesional të njohurive të studentëve përmes përvojës teorike dhe praktike, Fakulteti Juridik i Kolegjit AAB ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Këshillin Prokurorial të Kosovës.

Marrëveshja e nënshkruar nga dekani i Fakultetit Juridik, prof.dr. Veton Vula dhe kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Bahri Hyseni, ka për qëllim krijimin e bashkëpunimit në mes të Këshillit Prokurorial të Kosovës për mundësinë e mbajtjes së praktikës dhe vizitave studimore për studentët, si dhe prezantimi i ekspertëve të KPK-së para studentëve të Kolegjit AAB për prezantim të temave të veçanta që ndërlidhën me këtë fushë.

Me këtë marrëveshje bashkëpunimi, palët u pajtuan gjithashtu që të organizojnë aktivitete të  përbashkëta profesionale me qëllim të shkëmbimit të praktikave në drejtim të rritjes së cilësisë së studimit për studentët.

 

 

 

Share: