Studentët e Fakultetit Juridik realizojnë vizitë studimore në Burgun e Lipjanit

16 Maj 2025

Në kuadër të punës praktike nga lënda “Ekzekutimi i sanksioneve penale dhe delikuenca e të miturve”, studentët e nivelit master në Fakultetin Juridik kanë realizuar vizitë studimore në Burgun e Lipjanit.

Studentët ishin të shoqëruar nga profesorët Veton Vula dhe Mensut Ademi, ndërsa u mirëpritën nga stafi i burgut me drejtor Ylber Topallin.

Ata u njoftuan me trajtimin e të burgosurve dhe për proceset e riedukimit dhe risocializimit të këtyre personave.

Gjithashtu studentët vizituann edhe qendrën korerektuese për të mitur ku u pritën nga drejtori Ismet Fekaj.

Share: