Në kuadër të punës praktike nga lënda “Ekzekutimi i sanksioneve penale dhe delikuenca e të miturve”, studentët e nivelit bachelor në Fakultetin Juridik kanë realizuar vizitë studimore në Burgun e Lipjanit.
Studentët ishin të shoqëruar nga profesorët Veton Vula dhe Mensut Ademi, ndërsa u mirëpritën nga stafi i burgut me drejtor Ylber Topallin.
Ata u njoftuan me trajtimin e të burgosurve dhe për proceset e riedukimit dhe risocializimit të këtyre personave.
Gjithashtu studentët vizituann edhe Qendrën Korrektuese për të Mitur ku u pritën nga drejtori Ismet Fekaj.