Studentët e Fakultetit Juridik të AAB-së nga tani do të mësojnë edhe nga praktika në Institutin e Mjekësisë Ligjore të Kosovës

29 Dhjetor 2018

Me qëllim të zhvillimit profesional të njohurive të studentëve përmes përvojës teorike dhe praktike, Fakulteti Juridik i Kolegjit AAB ka nënshkruar marrëveshje me Institutin për Mjekësi Ligjore të Kosovës.

Marrëveshja e nënshkruar nga dekani i Fakultetit Juridik, prof.dr. Veton Vula dhe drejtori i IML, Dr.Arsim Gërxhaliu, ka për qëllim krijimin e bashkëpunimit në mes të Ministrisë së Drejtësisë- Instituti i Mjekësisë Ligjore, për mundësinë e mbajtjes së praktikës dhe vizitave studimore për studentët si dhe prezantimi i ekspertëve të Mjekësisë Ligjore para studentëve të Kolegjit AAB për prezantim të temave të veçanta që ndërlidhën me fushën e Mjekësisë Ligjore.

Me këtë memorandum bashkëpunimi, palët u pajtuan gjithashtu që të organizojnë aktivitete të  përbashkëta profesionale me qëllim të shkëmbimit të praktikave në drejtim të rritjes së cilësisë së studimit për studentët.

Share: