Studentët e Fakultetit Juridik të AAB-së për praktikë profesionale në FDH Kosovë

6 Shkurt 2015

Prishtinë, 6 shkurt 2015 – Fakulteti Juridik i Kolegjit AAB në bashkëpunim me Fondin për të Drejtën Humanitare Kosovë (FDH Kosovë), gjatë këtyre ditëve kanë përzgjedhë një grup të studentëve të po këtij Fakulteti për ta mbaruar praktikën profesionale 3-6 muaj.

Gjatë këtyre ditëve në Pallatin e Drejtësisë, studentët janë vizituar nga stafi akademik i AAB-së, Artan Fejzullahu dhe Enisa Haliti, me qëllim që të informohen nga afër me aktivitetet dhe arritshmërinë e studentëve gjatë realizimit të projektit.

“Kjo praktikë do të jetë një mundësi e mirë për studentët e Kolegjit AAB, që të shohin nga afër punën e gjyqësorit në Kosovë, dhe do të kenë njohuri më të mëdha në profesionin e tyre”, tha Enisa Haliti.

Share: