Studentët e Fakultetit Juridik të Kolegjit AAB filluan praktiken profesionale në Prokurorinë Themelore në Gjakovë

17 Maj 2018

Studentët e Fakultetit Juridik të Kolegjit AAB – dega në Gjakovë: Gresa Pozhegu, Ardiana Demaj dhe Doruntina Biblekaj, në bazë të suksesit të lartë që kanë treguar në studime, janë përzgjedhur për të vijuar praktiken profesionale në Prokurorinë Themelore  në Gjakovë.

Kjo praktikë, këtyre studentëve iu mundësua pas vizitës së prodekanit të këtij fakulteti Prof. Fatmir Çollakaj dhe Drejtorit të degës në Gjakovë, Rifat Haxhija që bënë në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, ku u pritën nga Kryeprokurori Ali Selimaj.

Prodekani Çollakaj dhe kryeprokurori Selimaj u dakorduan që këta studentë të fillojnë praktiken tre mujore në këtë Prokurori, të cilët pas përfundimit të kësaj praktike do të pajisen edhe me certifikata.

Kolegji AAB si investimi më i madh në Kosovë e më gjerë në sferën e arsimit të lartë jopublik, deri më tani ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me disa komuna si dhe shumë institucione e organizata të tjera vendore e ndërkombëtare, ku studentët e këtij kolegji në vazhdimësi kryejnë praktikat profesionale nëpër këto institucione.

 

Share: