Studentët e Fakultetit Juridik të Kolegjit AAB vizituan Komandën e Forcës së Sigurisë të Kosovës

19 Dhjetor 2015

Në vazhdën e përpjekjeve për të aplikuar forma të ndryshme të mësimdhënies dhe mësimnxënies, mësimdhënësit e Fakultetit Juridik të Kolegjit AAB, Mensut Ademi dhe Avni  Alidemaj, në kuadër të lëndës Praktika Juridike, organizuan vizitë studimore në Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) në Prishtinë. Pjesëmarrës në vizitë ishin një grup i mësimdhënësve dhe rreth 70 studentë të vitit të dytë, tretë dhe të katërt të Fakultetit Juridik nga kampusi i Prishtinës dhe ai i Ferizajt. 

Gjatë vizitës studimore, studentët patën mundësinë të njihen për së afërmi me FSK-në. Gjenrallejtënant Rrahman Rama shpalosi sukseset e arritura në zhvillimin e FSK-së, për bashkëpunimin rajonal e ndërkombëtar, për partneritetin e ndërtuar me vendet anëtare të NATO-së, për ngritjen profesionale, trajnimin, shkollimin, pajisjet dhe të ardhmen e FSK-së.

Për më tepër, kolenel Ilir Qeriqi foli edhe për përfshirjen e femrave dhe të bashkësive minoritare në FSK dhe shpalosi fushëveprimtarinë e këtij institucioni të rëndësishëm: pastrimin e fushave të minuara, operacionet e kërkimit shpëtimit brenda dhe jashtë territorit të Republikës së Kosovës, etj. Gjithashtu janë përmendur sukseset e pjesëtarëve të FSK-së të shkolluar jashtë vendit.

Studentët mësuan për strukturën, organizimin, misionin dhe planifikimin për transformim të Forcës së Sigurisë. Ndërsa, nga pjesëtari i zyrës ligjore të FSK-së, Kapiten Muhamet Thaqi, mësuan për bazën ligjore të funksionimit të Forcës së Sigurisë dhe me theks të veçantë për misionin dhe mandatin e Policisë së FSK-së.

Studentët parashtruar një mori pyetjesh lidhur me të ardhmen e FSK-së, kriteret e pranimit, kodin e mirësjelljes, etj.

Në këtë mënyrë studentët janë ndarë të kënaqur me informacionet e dorës së parë që patën mundësi t’i marrin dhe të cilat do të ju nevojiten në formimin e përgjithshëm profesional.

Përveç mësimdhënësit Mensut Ademi dhe Avni  Alidemaj, të pranishëm në vizitë ishin edhe stafi tjetër akademik;  Ragip Halili, Ganimete Ismajli,  Enisa Haliti dhe Artan Fejzullahu.  

Share: