Studentët e Fakultetit Juridik të Kolegjit AAB, vizituan Qendrën e Dokumentimit të Kosovës

8 Dhjetor 2018

Studentët e Fakultetit Juridik të Kolegjit AAB, kanë vizituar Qendrën e Dokumentimit të Kosovës ku u informuan më shumë rreth drejtësisë tranzicionale në Kosovë dhe statistikave rreth luftës në Kosovë duke u bazuar në ngjarjet gjatë periudhës 1998-99.

Studentët gjithashtu patën mundësi të njoftohen mbi punën e kësaj qendre lidhur me dokumentimin e krimeve të tjera, procedimin dhe zbardhjen e këtyre krimeve.

Në fund të vizitës, studentët patën mundësi të bëjnë pytje ku edhe morën pergjigje nga përgjegjësit e kësaj qendre.

 

Share: