Studentët e vitit të katërt të Fakultetit Juridik, drejtimi Kriminalistikë, pas një pune teorike dhe praktike nga lënda “Taktika Kriminalistike”, nën drejtimin e profesorit të lëndes Dr.sc. Mensut Ademi, përfunduan me sukses kursin “Indeksi i sigurisë”, i cili u organizu nga Fakulteti Juridik në hapësirat e Kolegjjit AAB.
Studentët gjatë këtij kursi mësuan se si t’i njohin dukuritë kriminalistike në përgjithësi dhe identifikimin e disa formave të paraqitjes së tij në veçanti, të analizojnë situatat kur mund të cenohet siguria, të kuptojnë shkaqet e paraqitjes dhe zhvillimit të kriminalitetit në vend, të zbatojnë në praktikë njohuritë e fituara duke u aftësuar për të dhënë vlerësime profesionale në lidhje me motivet e kryesve të veprave penale si dhe duke ofruar prova relevante me qëllim të sqarimit të rasteve duke përdorur shkencën e taktikës kriminalistike.
Pas përfundimit të këtij kursi me sukses, në një ceremoni rasti, dekani i Fakultetit Juridik, prof.dr. Veton Vula, shpërndau certifikatat për të gjithë studentët vijues.