Studentët e vitit të tretë të Fakultetit Juridik në degën e Kolegjit AAB në Gjakovë, në kuadër të lëndës “Taktika Kriminalistike” të shoqëruar nga profesori, Dr.sc. Mensut Ademi, vizituan Drejtorinë Rajonale të Policisë në Gjakovë.
Studentët panë nga afër dhe u njoftuan nga drejtori rajonal i Policisë së Gjakovës, z. Kristë Gjokaj, lidhur me procedurat e marrjes në pyetje të personave të dyshuar si dhe viktimat. Po ashtu, studentëve iu mundësua të vizitojnë edhe dhomat e ndalimit të personave të dyshuar.
Studentët shprehën interesim të madh për punën e këtij institucioni shtetëror, ata gjithashtu përfituan edhe njohuri të reja gjatë realizimit të kësaj vizite.