Studentët e Fakultetit Juridik, vizituan kazermën “Adem Jashari”

28 Dhjetor 2017

Një grup i studentëve të Kolegjit AAB, së bashku me stafin akademik të Fakultetit Juridik, vizituan kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë.

Qëllimi i kësaj vizite ishte që studentët e Fakultetit Juridik, të njoftohen për së afërmi me zhvillimet dhe aktivitetet e ndryshme që vijojnë pjestarët aktivë të Forcës se Sigurisë së Kosovës (FSK).

Gjatë kësaj vizite ditore është bërë prezentimi i strukturës dhe legjislacioni i FSK-së nga Kapiten Muhamet Thaqi, po ashtu edhe prezentimi për bazën ligjore dhe rregulloret e FSK- së.

Studentët me këtë rast patën mundësi të vizitonin edhe objektin e bibliotekës së FSK–së, ku u njohën më afër me literaturën dhe edukimin e pjesëtarëve të kësaj kazerme. Ata vazhduan në objektin e kadetëve të  Qendrës së Studimeve Universitare (QSU), ku u njoftuan me punën dhe aktivitet e pjesëtarëve kadetë.

Pas përfundimit të prezantimit, studentët kanë parashtruar pyetje rreth strukturës së FSK-së dhe procedurave ndaj pjestrarëve të saj. Pjesëmarrës në këtë vizitë ishin gjithsej 75 studentë të Fakultetit Juridik.

 

Share: