Studentët e Fakultetit Juridik vizituan Qendrën Korrektuese për të miturit dhe gratë në Lipjan

22 Maj 2019

Studentët e Fakultetit Juridik në kuadër të aktiviteteve nga puna praktike në lëndën “Penologjia”, vizituan Qendrën Korrektuese për të miturit dhe gratë në Lipjan.

Studentët u njoftuan nga drejtori i Qendrës Korrektuese, z. Isuf Ibërdemaj, lidhur me funksionin e kësaj qendre, rolin e saj në riedukimin dhe risocializimin e personave të dënuar si dhe për mjetet dhe metodat për arritjen e këtij qëllimi.

Studentët pjesëmarrës në këtë aktivitet ishin studentët e vitit të tretë të kampuseve Prishtinë, Gjakovë dhe Ferizaj, në përcjellje të profesorit të lëndës prof.dr. Mensut Ademi.

Studentët shprehën interesim të madh për punën e këtij institucioni, ata gjithashtu përfituan edhe njohuri të reja gjatë realizimit të kësaj vizite.

Share: