Studentët e Fakultetit të Arkitekturës përfunduan me sukses workshopin në Austri

22 Maj 2015

Studentët e Fakultetit të Arkitekturës  për shtatë ditë me radhë, qëndruan në Vjenë të Austrisë, në kuadër të workshopit të organizuar nga TU Wien, me temën:“Cross Border Cooporation” .

Krahas Vjenës, punimet e wokshopit u zhvilluan edhe në Bratislavë të Sllovakisë.

Studentët e AAB-së punuan të ndarë në grupe  me studentët e Universitetit Teknik të Vjenës dhe universiteteve të  tjera pjesëmarrëse në projektin në fjalë.

Punimet e kësaj punëtorie u zhvilluan në ambiente të ndryshme të kampusit të Universitetit Teknik të Vjenës, si: “Seminar Room Argentinierstrasse”,”Mobiles Stadtlabor”,”Seminar Room 260/5″,”Seminar Room 101A, Freihaus”.

Studentët e Fakultetit të Arkitekturës të AAB-së,Rinor Koca ,Yllka Qarri, Feriz Kadriu, Blerina Hashani dhe Rina Kastrati prezantuan punën e tyre me shumë sukses në ditën e fundit të këtij workshopi shtatë ditor.

Share: