Fakulteti i Komunikimit Masiv – Produksion të Kolegjit AAB, për herën e dytë me radhë ka marrë pjesë në festivalin e njohur të diversitetit “The World in Firence”, me prezantim dinjitoz që mori lavdata të mëdha nga udhëheqësit e festivalit.
Në prezantimin që u bë online, profesori i Fakultetit të Komunikimit Masiv të Kolegjit AAB Luan Tashi, bashkë me studentin e tij Art Ukça, treguan në lidhje me projektin që kishin filluar nga muaji shtator dhe që përfshinte pesë pika.
Secila prej këtyre pikave përfshinte përmbledhje për qytetin e lashtë romak – Ulpianën, Kështjellën e Artanës (Novobërdës), Sahatkulla në Prishtinë, Biblioteka Kombëtare dhe Muzeu i Kosovës që u fotografuan dhe dizajnuan në mënyrë profesionale nga studentët e këtyre fakulteteve.
Ekspozita ku do shfaqen fotografitë dhe posterët e studentëve të Kolegjit AAB, mbahet në kompleksin monumental “Santa Croce” të Firences.