Studentet e Fakultetit të Arteve të Kolegjit AAB realizojnë punë vullnetare për Qendrën ku po zhvillojnë praktikë studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale

9 Prill 2022

Bashkëpunimi ndërmjet gjithë fakulteteve të Kolegjit AAB bën që kolegialitet i tillë të përcillet edhe mes studentëve të programeve të ndryshme që të bëhen punë të mëdha me qëllim të avancimit profesional të tyre. Së fundi, studente nga Fakulteti i Arteve të Kolegjit AAB kanë realizuar mural i cili do mbetet në Qendrën për Praktikë Pedagogjike ku studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale do të kryjnë punë praktike. Vajzat kontribuese të këtij murali janë: Luiza Musollaj, Elmedina Aliu dhe Elita Shala.
Jo rrallëherë, Kolegji AAB dhe studentët veprojnë në baza vullnetare për të bërë punë të mëdha e në shërbim të shoqërisë.

Share: