Në Kolegjin AAB dega në Gjakovë, prof. Venera Llunji dhe asistentja Zana Nura organizua një aktivitet për studentët e Fakultetit të Gjuhës Angleze, i cili zgjati dy javë rresht. Në këtë aktivitet, në kuadër të lëndës “Letërsi angleze”, të gjithë studentët prezantuan punimet e tyre me një nga veprat e shtjelluara.
Disa nga punimet e përzgjedhura nga studentët të cilat u prezantuan në këtë aktivitet ishin veprat: “Hamlet”, “Macbeth” dhe “Othello” të William Shakespeare, “Frankenstein” të Mary Shelley; “Oliver Twist” të Charles Dickens; “Wuthering Heights” Emily Bronte, etj.
Përkundër faktit që këto vepra janë klasike dhe i përkasin periudhave të ndryshme në letërsi, ato ende arrijnë të ngjallin debat mes studentëve të cilët gjejnë ngjashmëritë e këtyre periudhave me ditët e sotme.