Studentët e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja nisin programin profesional vullnetar “Anglishtja nga unë te ti” në SOS Fshati i Fëmijëve

4 Mars 2026

Ky është viti i gjashtë me radhë që studentët e Fakultetit të Gjuhës Angleze të Kolegjit AAB japin kontributin e tyre, duke ofruar mësim falas në gjuhën angleze për fëmijët e fshatit SOS në Prishtinë, të cilët kanë nevojë për mbështetje financiare dhe sociale.

Për t’u përgatitur sa më mirë për këtë angazhim, studentët vullnetarë ndoqën një trajnim disajavor rreth metodologjisë së mësimdhënies, të udhëhequr nga profesori Niman Dreshaj i Fakultetit të Gjuhës Angleze.

Përmes këtij programi, studentëve u ofrohet mundësia të zhvillojnë aftësitë e tyre profesionale, duke kontribuar njëkohësisht në komunitet dhe duke kultivuar tek vetja vlerat e humanizmit. Projektet e tilla përbëjnë një traditë të rëndësishme të Fakultetit të Gjuhës Angleze, i cili vazhdimisht vendos studentin në qendër të vëmendjes, për të avancuar jo vetëm akademikisht, por edhe si qytetar aktiv e i përgjegjshëm.

Share: