Krahas aktiviteteve të shumta që organizohen në kuadër të Fakultetit të Kulturës Fizikë në Kolegjin AAB, skijimi është një nga fushat sportive në të cilën studentët e këtij fakulteti aftësohen dhe zhvillojnë aftësitë e tyre çdo vit akademik në sezonën përkatëse.
Këto ditë edhe rreth 70 studentë të Kulturës Fizike dhe Sporteve të AAB-së, qëndruan për 5 ditë në qendrën e skijimit në Mavrovë të Maqedonisë, për të kryer pjesën praktike të trajnimit në skitari.
Studentët e Kulturës Fizike thanë se të rinjtë duhet të kalojnë më shumë kohë duke praktikuar të paktën një sport, pasiqë kjo rezulton mirë për anën shëndetësore dhe se sporti është një faktor kyq për një jetë të shëndetshme.
Ata gjithashtu shtuan se çdo student duhet t’ i shfrytezojë mundësitë që Kolegji AAB, në veçanti Fakulteti i Kulturës Fizike dhe Sportit, ofron për përgatitjen e mëtutjeshme të studentëve.
Mbështjetja e vazhdueshme e Kolegjit AAB për aktivitete të këtilla praktike për studentët e sporteve, ka dhënë jo rrallë edhe rezultate kulminante të studentëve në disiplina të ndryshme sportive.