Studentët e Fakultetit të Psikologjisë mbajtën ligjëratë nga drejtoresha e Qendrës “Ri-Jeta”

29 Janar 2022

Në kampusin e Ferizajt për studentët e vitit të parë të Fakultetit te Psikologjisë është mbajtur ligjëratë nga drejtoresha e qendrës “Ri-Jeta” Arjeta Musliu. Me këtë rast dekani i Fakultetit të Psikologjisë z.Naim Telaku ftojë drejtoreshën e kësaj qendre me të cilën Kolegji AAB ka marrëveshje bashkëpunimi, që studentët të kenë mundësi të kryejnë praktikën në këtë qendër gjatë studimeve.

Ndër të tjera, drejtoresha e kësaj qendre foli për arsyet e themelimit të “Ri-Jeta” dhe historinë me djalin e saj, duke dhënë mesazh të qartë sesa të dëmshme janë substancat narkotike dhe si duhet ndihmuar shoqërinë lidhur me një çështje të ndjeshme si kjo.

Share: