28 studentë të Fakultetit të Shkencave Kompjuterike të Kolegjit AAB nga programi Siguri Kibernetike, kanë marrë pjesë në konferencën “Session with youth on disinformation” e organizuar nga Instituti Demokratik Kombëtar (NDI) dhe USAID Kosova.
Studentët e Kolegjit AAB të shoqëruar nga profesori Shkëlqim Miftari, u treguan shumë aktiv gjatë tërë sesionit dhe për këtë në fund janë certifikuar nga organizatorët.
Miftari i vlerësoi si aktivitete të frytshme organizimet e tilla për formimin akademik e profesional të studentëve, duke theksuar se me këtë rast u shënua edhe shtatë vjetori i bashkëpunimit mes Kolegjit AAB dhe NDI.