Studentët e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike certifikohen në konferencën e organizuar nga Instituti Demokratik Kombëtar

28 Dhjetor 2023
Students of the Faculty of Computer Sciences are certified at the conference organized by the National Democratic Institute

28 studentë të Fakultetit të Shkencave Kompjuterike të Kolegjit AAB nga programi Siguri Kibernetike, kanë marrë pjesë në konferencën “Session with youth on disinformation” e organizuar nga Instituti Demokratik Kombëtar (NDI) dhe USAID Kosova.

Studentët e Kolegjit AAB të shoqëruar nga profesori Shkëlqim Miftari, u treguan shumë aktiv gjatë tërë sesionit dhe për këtë në fund janë certifikuar nga organizatorët.

Miftari i vlerësoi si aktivitete të frytshme organizimet e tilla për formimin akademik e profesional të studentëve, duke theksuar se me këtë rast u shënua edhe shtatë vjetori i bashkëpunimit mes Kolegjit AAB dhe NDI.

Share: