Studentët e programit të Sigurisë Kibernetike nga Fakulteti i Shkencave Kompjuterike në Kolegjin AAB, janë certifikuar për pjesëmarrjen dhe angazhimin e tyre në edicionin e 8-të të konferencës për integritetin e informacionit – DISICON, me temën “Teknologjia, e vërteta dhe besueshmëria”.
Kjo konferencë, që mblodhi ekspertë të teknologjisë, profesorë, përfaqësues të industrisë dhe studentë, u fokusua në sfidat dhe mundësitë e epokës digjitale. Studentët tanë shfaqën një entuziazëm të jashtëzakonshëm gjatë sesioneve plenare, punëtorive dhe diskutimeve.
Certifikatat u ndanë nga profesori Shkëlqim Miftari, i cili shprehu mirënjohjen e tij për përkushtimin dhe angazhimin e studentëve, duke theksuar se pjesëmarrja e tyre në aktivitete të tilla jo vetëm që pasuron njohuritë e tyre, por gjithashtu kontribuon në zhvillimin e aftësive të tyre profesionale.
Pjesëmarrja dhe përvoja e studentëve në DISICON reflekton përkushtimin e Kolegjit AAB për të mbështetur dhe inkurajuar studentët të marrin pjesë në ngjarje të rëndësishme, ndërsa japin kontributin e tyre në fushën e teknologjisë.