Me ftesë të profesoreshës Eriona Ajvazi, në orën e gjuhës angleze, studentët e degës së Programimit, patën të ftuar virtualisht ligjëruesin nga Tirana, Kelvin Zilfa. Ish-ligjëruesi në Universitetin e Tiranës, përkthyes zyrtar i specializuar, aktualisht rezident në Vienë duke specializuar në Universitetin e Vienës për Multilingual Technologies, ligjëroi për studentët mbi temën ‘’Intersection of Language and Technology: A Journey into Natural Language Processing’’.
Në këtë ligjëratë virtuale, u fol mbi ndërlidhjen e gjuhësisë dhe teknologjisë, aplikimin e teknikave kompjuterike mbi analizën dhe sintezën e gjuhës natyrale dhe të folurit.
Studentët e të tri grupeve ndoqën me interesim ligjëratën, tutje edhe diskutuan më gjerë mbi tematikën e shtruar. Ndërlidhshmëritë e tilla janë të mirëpritura dhe inspiruese për studentët.