Studentët e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike pjesë e sesionit nga Projekti i Raportimit të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit

26 Prill 2024

Studentët e vitit të dytë nga Fakulteti i Shkencave Kompjuterike të Kolegjit AAB dega në Ferizaj, kanë marrë pjesë në një sesion të titulluar “Teknologjia për të mirë: Si mjetet dixhitale nxisin ndikimin social” të udhëhequr nga Ezana Ćeman, Menaxhere e Produkteve në Projektin e Raportimit të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (OCCRP).

Studentët mësuan për një mori temash që variojnë nga teknologjia për ndikimin social, menaxhimin e produkteve në fushën e gazetarisë investigative, si dhe mjetet digjitale që mbështesin një rrjet gazetarësh në mbarë botën.

Duke mësuar rreth konceptit “Teknologjia për të mirë”, studentët ishin në gjendje të kuptonin rolin vendimtar të përdorimit të mjeteve digjitale për ndikim social, duke i frymëzuar ata që t’i integrojnë këto njohuri në projektet e tyre të ardhshme për të nxitur përmirësimet shoqërore.

Ky sesion u mbajt në kuadër të lëndës “Projekt” nga profesori Ersan Hamdiu.

Share: